“Edhe institucioni i Presidentit u rreshtua partiakisht – Na i kemi punët pykë”, Gorani thotë se situata është më e paqartë se herave tjera - Gazeta Express
string(134) "edhe-institucioni-i-presidentit-u-rreshtua-partiakisht-na-i-kemi-punet-pyke-gorani-thote-se-situata-eshte-me-e-paqarte-se-herave-tjera"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 21:54

“Edhe institucioni i Presidentit u rreshtua partiakisht – Na i kemi punët pykë”, Gorani thotë se situata është më e paqartë se herave tjera

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 21:54

Sonte në Pressing po diskutohet për zhvillimet politike dhe qeverinë, në studio janë Dukagjin Gorani, Valon Syla, Ilir Mirena, Burim Ramadani dhe Viktor Buzhala.

Derisa po flitet për propozimin e dytë të VV’së për mandatarin për kryeministër, Glauk Konjufca, Gorani thotë se sitata është më e paqartë se herave tjera.

Ai tha se edhe institucioni i Presidencës është rreshtuar partiakisht, lidhur me mandatarin për kryeministër për formimin e qeverisë.

“Edhe institucioni i Presidencës u rreshtua partiakisht, në anën tjetër, institucionet e një arbitrazhi të brendshëm, sic është Kushtetuesja, ato prej kërkesës së fundit që i është dorëzuar nga Lista Serbe, janë futur në një gjendje hibernimi, të qëllimtë, meqenëse, në një situatë ku jemi, instancat e tilla kanë frikë se me cfarëdo përgjigje që munen me ofru, munden me kompliku më shumë situatën. Ne jemi mbetë në një gjendje që vetëm një fjalë mundet me shpreh: PYKË”, tha ai.