Ish-pjesëtari i UÇK-së, Bujar Haradinaj, pohoi në Pressing në T7 se ka pjesëtarë të Qeverisë që “kanë mbledhë dëshmi kundër UÇK-së”.
Madje ai tha se ka edhe “pjesë të ish-partisë së Milloshit që sot i ke në udhëheqje të shtetit”.
“Nëse po thu e kam çu letrën në vitin 2022, dmth ne s’po shohim asnjë send deri tani, përkundrazi i ka dëmtu në proces të avokaturës që e ka ulë pagesat ndaj avokatëve”, kritikoi Haradinaj, kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
“Deri sot nuk është dëshmu që kanë shty asnjë proces përpara, goja e tyre nuk është hapë në këtë proces, përkundrazi veç është hapur me “shkoni në Hagë”….”, tha ai.
Video:
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...