Trajneri gjerman ka vendosur të mbajë të njëjtin formacion që mundi Elchen në La Liga, duke shënuar herën e parë këtë sezon që ai ka përsëritur formacionin e njejtë.
Hansi Flick nuk ka bërë ndryshime në formacionin startues për ndeshjen e Barcelonës ndaj Club Brugge në kuadër të xhiros së katërtë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.
Araujo do të jetë në qendër të mbrojtjes kurse Ferran Torres udhëheq sulmin katalanas.
Edhe pse pritej, as Cubarsi e as Lewandowski nuk do të fillojnë ndeshjen nga fillimi dhe do të jenë në bankën rezervë.
Formacionet zyrtare
Barcelona : Szczesny; Koundé, Eric García, Araújo, Balde; Casadó, De Jong; Lamine, Fermín, Rashford, and Ferran Torres.
Club Brugge Jackers; Sabbe, Ordoñez, Mechele, Seys; Onyedika, Stanković, Vanaken; Carlos Forbs, Tzolis, and Tresoldi.
/GazetaExpress/
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...