Krasniqi: Konjufca dikur e dëshmoi maturinë te varrimi i babait të Thaçit, opozita ta votojë - Gazeta Express
string(90) "krasniqi-konjufca-dikur-e-deshmoi-maturine-te-varrimi-i-babait-te-thacit-opozita-ta-votoje"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 18:54

Krasniqi: Konjufca dikur e dëshmoi maturinë te varrimi i babait të Thaçit, opozita ta votojë

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 18:54

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi, ka dhënë një deklaratë  në emisionin “Kosova Live”, ku foli për mundësinë e krijimit të një qeverie të re pas situatës aktuale politike në vend.

Krasniqi tha se opozita duhet të marrë parasysh mundësinë që të mbështesë Glauk Konjufcën për kryeministër të ri.

“Do të ishte mirë që partitë opozitare ta votojnë Glauk Konjufcën si kryeministër. Ai ka treguar se di t’i lërë mënjanë inatet politike,” tha Krasniqi.

Sipas tij, Konjufca është figurë e pranueshme për shumicën e partive në Kuvend dhe ka treguar pjekuri politike në momente të ndjeshme.

“Vdekja e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi tregoi shumë. Ishte Glauk Konjufca ai që la anash armiqësitë politike dhe shkoi për ngushëllim. Kjo tregon karakter,” shtoi Krasniqi.