Ish-zëvendëskryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër pas publikimit të letrës së sotme të kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si “dokrra” dhe si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga rasti i Astrit Deharit.
Në një deklaratë dhënë për emisionin “Kosova Live”, Haradinaj tha se letra është nxjerrë në një moment të qëllimshëm, “vetëm për ta mbuluar rastin Dehari”.
“Këto janë dokrra. Mendoj se kjo letër është hedhur sot vetëm për ta mbuluar rastin ‘Dehari’,” u shpreh ai.
Sipas Haradinajt, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë sqarime nga kreu i qeverisë për një rast që vetë Kurti e kishte quajtur dikur “vrasje politike”.
“Unë i them Albin Kurtit, jemi të gjithë të interesuar ta dimë të vërtetën për rastin e Astrit Deharit. Ashtu siç jemi të interesuar për çdo rast të proklamuar si ‘vrasje politike’, jemi të interesuar edhe për këtë rast që ju vetë e keni quajtur të tillë”- shtoi Haradinaj.
Ai kërkoi nga kryeministri që të dalë publikisht dhe të japë sqarime konkrete mbi zhvillimet e hetimit.
“Jepni sqarime. Nuk na intereson kush, por na intereson e vërteta. Nëse nuk mund të sqaroni, atëherë dilni hapur dhe thoni ‘jam i paaftë’, kërkoni falje që e keni përdorur atë njeri, familjen dhe shpirtin e tij për përfitime politike. Ose jepni dorëheqje për arsye morale,” theksoi Haradinaj.
Ky reagim vjen pas publikimit të letrës së Kurtit, e cila ka ngjallur reagime të shumta në opinion publik.
Video e plotë:
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...