"Newco Ferronikeli' detyrohet t'i largojë kolektivisht nga puna stafin, shkak tregu i metaleve dhe rritja e çmimit të rrymës - Gazeta Express
string(120) "newco-ferronikeli-detyrohet-ti-largoje-kolektivisht-nga-puna-stafin-shkak-tregu-i-metaleve-dhe-rritja-e-cmimit-te-rrymes"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 17:32

“Newco Ferronikeli’ detyrohet t’i largojë kolektivisht nga puna stafin, shkak tregu i metaleve dhe rritja e çmimit të rrymës

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 17:32

Kompania “NewCo Ferronikeli Complex L.L.C”, përmes një komunikate për media ka njoftuar se për shkak të ndaljes së gjatë të aktiviteteve prodhuese dhe kushteve të vështira të tregut që vazhdojnë të ndikojnë shitjet dhe fitimet, kompania do të zbatojë një plan ristrukturimi të fuqisë punëtore si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të siguruar stabilitet financiar dhe operativ në plan afatgjatë.

Kompania njofton se këtë vendim po e marrin pas më shumë se dy viteve tejet të vështira për të mbajtur operacionet dhe për të ruajtur të gjitha vendet e punës që nga ndalimi i plotë i prodhimit në tetor 2023.

“Gjatë kësaj periudhe, kostot fikse operative, pagat dhe mirëmbajtja e kompleksit, janë financuar plotësisht nga kompania pronare”, thuhet në komunikatë.

Një nga arsyet është edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Gjatë 24 muajve të fundit, NeëCo Ferronikeli ka ndjekur nga afër luhatjet në tregjet globale të metaleve dhe rritjen e ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike në Evropë – faktorë të jashtëm që kanë rritur ndjeshëm kostot e prodhimit dhe kanë dëmtuar qëndrueshmërinë financiare”, thekson komunikata.

Për këtë arsye, kompania ka vendosur që të reduktojë stafin e punëtorëve, në pamundësi financiare për t’i paguar.

“Pavarësisht angazhimeve serioze për uljen e kostove, operacioneve të reduktuara, orëve të reduktuara të punës dhe mbajtjes së furrës kryesore në gjendje të ngrohtë, mungesa e vazhdueshme dhe e gjatë e të ardhurave e ka bërë gjendjen financiare të paqëndrueshme.

Pas vlerësimit tepër të kujdesshëm, menaxhmenti ka vendosur se mbajtja e fuqisë punëtore aktuale pa prodhim është bërë e pamundur. Prandaj, kompania nuk ka alternativë tjetër veçse të vazhdojë me largimin kolektiv në përputhje të plotë me Ligjin e Punës.

Të gjithë punonjësit e prekur do të marrin të drejtat e tyre ligjore deri në datën e ndërprerjes, dhe njoftimet individuale do të lëshohen sipas procedurave ligjore. Kompania mbetet e përkushtuar për një proces të drejtë, transparent dhe me respekt ndaj secilit punonjës”, thuhet në komunikatë.

“NeëCo Ferronikeli mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj Kosovës dhe njerëzve të saj. Sapo kushtet e tregut të lejojnë rifillimin e prodhimit, punonjësit e prekur do të kenë prioritet për ripunësim. Një numër i kufizuar personelit thelbësor do të mbetet për  të siguruar integritetin e kompanisë, të menaxhojë licencat minerare dhe të përmbushë detyrimet ligjore.

Pavarësisht sfidave aktuale, NeëCo Ferronikeli mbetet e bindur në potencialin afatgjatë të prodhimit të nikelit dhe është e vendosur të rikthejë operacionet e plota sapo të kthehet stabiliteti i tregut”, përfundon komunikata.