Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka paralajmëruar një auditim të plotë mbi shpenzimet e bëra nga partitë politike gjatë fushatës elektorale të 11 majit. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi deklaroi se çdo shumë e përdorur do të kontrollohet me imtësi nga KQZ-ja.
Kryekomisioneri bëri të ditur gjithashtu se institucioni që ai drejton është gati për zgjedhjet e reja lokale në pesë bashki, të cilat do të zhvillohen më 9 nëntor. Por sa i përket Tiranës, Celibashi theksoi se ende nuk dihet as nëse, as kur do të mbahen zgjedhjet.
“Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim,” shtoi ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...