Fillon ‘Kinemaja e Zgjeruar’ në Lumbardhi - Gazeta Express
string(39) "fillon-kinemaja-e-zgjeruar-ne-lumbardhi"

Arte

Gazeta Express

05/11/2025 14:55

Fillon ‘Kinemaja e Zgjeruar’ në Lumbardhi

Arte

Gazeta Express

05/11/2025 14:55

Programi i Klubit të Filmit Kinemaja e Zgjeruar nis sezonin e shfaqjeve të filmave për vitet 2025-2026 në Kino ‘Lumbardhi’. Nëntori nis me një triologji të filmave që fokusohet në përpjekjet klasore, ëndrrat e dështuara dhe shpresat e brishta që gëlojnë në dëshpërimin e secilës ditë.

Programi për muajin nëntor nis me një film që përqendrohet te një grua e re e bllokuar në punë të përsëritur teksa heshtja patriarkale fillon ta shndërrojë dëshpërimin e saj në tërbim. Prania e saj e qetë, e shënjuar nga shfrytëzimi dhe vetmia, papritmas thyhet duke zbuluar kontradiktat brutale të klasës dhe gjinisë. Pa fjalime madhështore apo heronj, filmi e transformon shtypjen e zakonshme në një kritikë drithëruese të pushtetit të përditshëm. Është një histori që të zgjon: kur të qenit i pashpresë kthehet në një formë revolte.