Dy shqiptarë që po udhëtonin së bashku me makinë janë arrestuar nga karabinierët në zonën e Aprilia në Itali, pasi dyshohen si pjesë e një rrjeti që trafikonte dhe shpërndante kokainë në rajon.
Të ndaluarit janë të moshës 30 dhe 28 vjeç, të dy banorë të Ternit dhe të njohur tashmë për policinë, për veprën penale të posedimit me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.
Konkretisht, karabinierët, gjatë një kontrolli rrugor, i ndaluan të dyshuarit ndërsa ata po drejtonin një makinë të regjistruar në emër të njërit prej bashkatdhetarëve të tyre.
Pasi identifikuan dy personat dhe kryen kontrollet e nevojshme në bazën e të dhënave, karabinierët kryen një kontroll personal dhe të automjetit, duke gjetur tek 28-vjeçari një pako që përmbante afërsisht 52 gramë substancë narkotike të llojit kokainë, shkruan media italiane.
Lënda narkotike e sekuestruar, në përputhje me dispozitat që do të nxirren nga Autoriteti Gjyqësor, do t’i nënshtrohet analizave laboratorike sasiore dhe cilësore. Të dy janë izoluar në paraburgimin e Aprilia, në pritje të masës së sigurisë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...