Qeveri me Konjufcën vetëm për buxhet, Abdixhiku: Narracioni i VV’së për t’ia lënë opozitës është sjellje e banditëve - Gazeta Express
string(112) "qeveri-me-konjufcen-vetem-per-buxhet-abdixhiku-narracioni-i-vvse-per-tia-lene-opozites-eshte-sjellje-e-banditeve"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 13:46

Qeveri me Konjufcën vetëm për buxhet, Abdixhiku: Narracioni i VV’së për t’ia lënë opozitës është sjellje e banditëve

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 13:46

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë një konference për media është deklaruar edhe për çështjen e buxhetit, duke thënë se partitë politike kanë mundësi që të bëjnë zgjatim të buxhetit paraprak para se të bëhet shpërbërja e Kuvendit.

Abdixhiku, këto deklarime i ka bërë lidhur me shqetësime se vendi mund të mbetet pa buxhet në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Kryetar i LDK i ka cilësuar si ‘’sjellje të banditëve’’, narracionin se buxhetin duhet t’i lihet në dorë opozitës.

‘’Ne nuk duhet te nisemi nga skenarët e erret. Skenari i erret mund të vazhdojë sa të donë, po le të sillemi pak me logjikë. Le të besojmë se zgjedhjet e reja sjellin një qeveri stabile dhe s’ka më kriza. Në qoftë se bash po frikoheni për kriza, dhe ky narracioni se tani për buxhet duhet të ia lemë në dorë pakicës së pakica po na kërcënon, kjo është sjellje e banditëve pak, nuk është e demokracisë. Banditi të kërcënon, thotë ‘’krizë, zi, terr ama votën’’. në demokraci të bind bëhet partnerët, kërkohet shumica, por nëse bash qenka skenari i erret, munden partitë politike të bëjnë një zgjatim të buxhetit paraprak në këtë fazë para se të shpërbëhet kuvendi’’, ka thënë ai.