Komplikimet e mundshme për zgjedhjen e Presidentit, Abdixhiku: Në këtë moment gajle të vetme i kemi 9 komunat ditën e diel - Gazeta Express
string(121) "komplikimet1-e-mundshme-per-zgjedhjen-e-presidentit-abdixhiku-ne-kete-moment-gajle-te-vetme-i-kemi-9-komunat-diten-e-diel"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 13:28

Komplikimet e mundshme për zgjedhjen e Presidentit, Abdixhiku: Në këtë moment gajle të vetme i kemi 9 komunat ditën e diel

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 13:28

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë një konference për media është deklaruar edhe për përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani, dhe zgjedhjen e presidentit të ri në pranverën e vitit të ardhshëm, duke thënë se si ‘’gajle të vetme’’ në këto momente i kanë 9 komunat ku janë në balotazh për të dielën e 9 nëntorit.

Ai ka thënë se pas kësaj bëhen zgjedhjet e reja duke krijuar një legjislacion të ri.

‘’Për besë qetash në qet moment gajle të vetme i kemi 9 komunat ditën e diel. I them edhe anëtarësisë sonë, mos u merrni me këto temat të filmave politik të VV, angazhohuni në 9 komunat tona sepse të dielën do të bëjmë një fitore të madhe. Kur të bëhet fitorja e madhe do të kthehemi prapë në pikën e zgjedhjeve, kur bëhen zgjedhjet e reja, vjen parlamenti i ri, legjislacioni i ri, dhe qëndrimet e reja transparente të LDK do t’i keni si gjithmonë. Kuptojeni politika në LDK është transparente’’, ka deklaruar ai.