Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se rritja e pagës minimale në Kosovë me vendim të qeverisë pa konsulta me sektorin privat përveç se i jashtëligjshëm, do të shkaktojë efekte negative të menjëhershme në ekonominë e Kosovës.
Gërxhaliu ka vlerësuar se nëse ky vendim hynë në fuqi, atëherë, në Kosovë do të ketë reduktim të vendeve të punës, shtim të informalitetit dhe ikje të qytetarëve nga Kosova.
“Vendimi i qeverisë për ngritje të pagave në rend të parë është vendim i kundërligjshëm në rend të dytë goditje për sektorin privat që do të gjenerojë 3 efekte, reduktim të vendeve të punës, rritje të informalitetit dhe ikje nga Kosova. Dhe në anën tjetër vlen të kuptohet që ekzistojnë rregullore që paga minimale duhet të jetë 60% e pagës mesatare dhe që tani kemi një diskrepancë dhe në fund të fundit një ngritje për paga pa konsultime me sektorin privat do të jetë një goditje.”, tha ai.
Më tej Gërxhaliu, shtoi se në bazë të llogaritjeve rritja e pagës minimale prej 500 eurove do t’i shkaktojë sektorit privat një barrë vjetore prej mbi 500 milionë euro.
“Në qoftë se vetëm një kompani ka numër shumë të madh të punëtorëve nëpër markete dhe ngritët paga minimale prej 500 eurove kostoja do të jetë 11 milionë euro por nëqoftëse 300 mijë te punësuar në sektorin privat me automatizëm iu ngritët paga vetëm nga 150 eurove brenda një viti sektorit privat do t’i kushtojë 540 milionë euro dhe jo institucioneve. Dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe anomalia tjetër që kinse në administratë premtohet paga e 13 është një realitet që paraqet mjerimin e Kosovës dhe mungesën e dialogut dhe një qasje anti biznes në Kosovë.”, u shpreh ai./rtv21
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...