Një kërkesë publike e Mikel Allakajt, djalit të Luz Allakaj është publikuar sot nga Gani Geci. Në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, Geci ka lëshuar në Facebook-un e tij një letër të shkruar me dorë, për të cilën thotë se është shkruar nga Mikeli, me të cilën i biri dëshmon se babai i tij Luzi asnjëherë nuk ka qenë në dhomën e burgut me Astrit Deharin.
Letra sipas Gecit i është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës më datë 27. 11. 2023, por që kurrë nuk është publikuar nëpër media.
Në këtë ankesë, djali i Luzit, Mikeli i është drejtuar Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ankohej për një deklaratë të Albulena Haxhiut në vitin 2023.
Mikel Allakaj në atë letër, thoshte se babai i tij Lyzë Allakaj nuk ka qenë kurrë në një dhomë me Astrit Deharin.
Në lidhje me këtë, Gani Geci ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit dhe Ministri në detyrë që ta shqyrtojnë me qetësi këtë ankesë, dhe të ia shpjetgoj publikur se Astrit Dehari kurrë nuk ka qenë në një dhomë me Luz Allakajn.
“Tani, si mund t’ju besojë publiku juve, kur ju gënjeni publikisht për interesa elektorale. Janë bërë gjashtë vjet që jeni në pushtet, e ende nuk po mundeni ta sqaroni një vdekje që ka ndodhur brenda mureve të një dhome burgu. Si do t’i zbuloni ju vrasjet politike të LDK-së, për të cilat derdhni lot krokodili, per me i marr votat e LDK-es e kur në kohën e kryerjes së atyre vrasjeve disa nga shokët tuaj dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të SHIK-ut? Prandaj une them , jeni i njëjtë brumë politik e keni të përbashkët gjenezën nga OMLK. Të dy palët njësoj jeni si PDK si LVV Mjerë disa që kinse “Rugovistë”, e qe ju bëjnë argat juve. P.s.kjo ankesë publikohet për herë te parë”, ka shkruar Geci në Facebook.
Sot janë bërë 9 vite nga vdekja e Astrit Deharit në dhomën e burgut.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...