Abdixhiku: Refuzuan një Qeveri të Unitetit për të formuar një Qeveri të pakicës - Gazeta Express
string(78) "abdixhiku-refuzuan-nje-qeveri-te-unitetit-per-te-formuar-nje-qeveri-te-pakices"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 13:16

Abdixhiku: Refuzuan një Qeveri të Unitetit për të formuar një Qeveri të pakicës

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 13:16

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se propozimi i partisë së tij të bërë muaj më parë për krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar, ishte refuzuar për t’u krijuar tash një Qeveri e Pakicës.

Ai shtoi se propozimi i tij ishte i ndërtuar mbi idenë e përgjegjësisë së përbashkët dhe bashkërendimit shtetëror, kurse propozimi i Glauk Konjufcës si mandatar i qeverisë, është humbje kohe.

“Fatkeqësisht, ky propozim u refuzua me shpejtësi dhe me furi. Në vend të bashkëpunimit, u zgjodh vazhdimi i krizës, me seanca të pakuptimta, me shkelje kushtetuese dhe me një mungesë të plotë përgjegjësie institucionale”, ka thënë Abdixhiku.

“Dhe në gjendje të tillë, në fund të këtij cikli, që më shumë i ngjanë një cirku politik, pra në fund të bllokadës tetë mujore, Kosovës, qytetarëve tanë po i propozohet si “zgjidhje” një Qeveri e Pakicës, për periudhë kalimtare, me pretendimin për të trajtuar çështje shtetërore”, ka thënë i pari i LDK-së.

Abdxhiku ka thënë se qeveri të pakicës nuk ka më në Kosovë.

“Nga viti 1999, në Kosovë vendosë shumica”, ka thënë Abdixhiku.