Akuzohet për vrasjen e kushëririt, Gjykata e Vlorës lë në burg Bertil Aliajn - Gazeta Express
string(75) "akuzohet-per-vrasjen-e-kusheririt-gjykata-e-vlores-le-ne-burg-bertil-aliajn"

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 13:11

Akuzohet për vrasjen e kushëririt, Gjykata e Vlorës lë në burg Bertil Aliajn

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 13:11

Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën ‘Arrest me burg’ për Bertil Alliaj, 32-vjeçarin i cili qëlloi për vdekje me 6 plumba kushëririn e tij, Dalan Alliaj, 36 vjeç disa ditë më parë.

Gjatë seancës së drejtuar nga gjyqtari Etien Isak, 32-vjeçari ka dëshmuar se nuk është në gjendje të flasë.

Bertil Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit.

Ai u dorëzua pas thirrjeve të policisë. Deri më tani 32-vjeçari nuk e ka treguar arsyen e vërtetë të konfliktit që kishte me kushëririn e tij.

‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, tha Bertil Alliaj përpara togave të zeza.

Bertil Alliaj gjithashtu rezulton i shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur në vitin 2015, si dhe i dënuar në mungesë me 35 vite burgim.