Eksperti i telekomunikacionit Ismet Hamiti ka dorëzuar në Kuvend të Kosovës një nismë për miratimin e Ligjit për themelimin e Gjykatës së Posaçme për Krimet Ekonomike të Pasluftës, Kompensimin e Dëmeve dhe Rikthimin e Pasurisë Publike.
Në një njoftim për KOHËN, Hamiti ka thënë se qëllimi i kësaj nisme është krijimi i mekanizmit që do të hetonte krimet ekonomike me theks në sektorin e telekomunikacionit.
“Qëllimi i kësaj nisme është krijimi i një mekanizmi të pavarur dhe efikas për hetimin e krimeve ekonomike të pasluftës — me theks të veçantë në sektorin e telekomunikacionit, ku krime të shumta ekonomike asnjëherë nuk janë hetuar, pavarësisht dëshmive dhe dëmeve të shkaktuara ndaj pasurisë publike”, ka njoftuar ai.
Hamiti ka bërë të ditur se nisma është dërguar elektronikisht në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në kopje është dërguar edhe te Ambasadat e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...