Meta kërkon lirinë, mblidhen gjyqtarët e Kushtetueses - Gazeta Express
string(52) "meta-kerkon-lirine-mblidhen-gjyqtaret-e-kushtetueses"

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 11:00

Meta kërkon lirinë, mblidhen gjyqtarët e Kushtetueses

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 11:00

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë po shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Meta pretendon se ndaj tij janë bërë shkelje në të tre shkallët e gjyqësorit.

Ish-kreu i shtetit akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në bashkëpunim me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë. Prokuroria e Posaçme ka paraqitur prova shtesë që lidhen me veprimtarinë financiare të të pandehurve, përfshirë një letër-porosi të ardhur nga SHBA, të cilën Meta e ka mohuar nga qelia, duke e cilësuar procesin si “sulm të orkestruar politik”.

SPAK përfundoi hetimet në korrik 2025, duke bashkuar në një dosje të vetme çështjet që lidhen me aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe pasuritë e padeklaruara.