Makina përplas turmën e këmbësorëve në Francë, lëndohen 10 persona - Gazeta Express
string(65) "makina-perplas-turmen-e-kembesoreve-ne-france-lendohen-10-persona"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 12:39

Makina përplas turmën e këmbësorëve në Francë, lëndohen 10 persona

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 12:39

Një shofer përplasi makinën e tij në një turmë njerëzish në ishullin francez Oleron, duke plagosur 10 persona.

Sipas mediave të huaja ai u arrestua menjëherë dhe u mor në paraburgim. Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, shoferi bërtiti “Allahu Ekber” përpara se të përplaste automjetin e tij në disa persona.

Megjithatë, zyra e prokurorit të antiterrorizmit “nuk është e përfshirë në këtë fazë”, tha prokurori i Le Rochelle, Arnaud Larais, i cili sqaroi se është hapur një hetim për vrasje të mbetur në tentativë.

Disa minuta pas veprimeve të tij, burri u arrestua nga policia ndërsa po përpiqej t’i vinte flakën automjetit të tij.

Në makinën e tij u gjetën bombola gazi. Ai u dërgua menjëherë në stacionin e policisë Saint-Pierre-d’Oléron.