Në 9-vjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Xhemile e Avni Dehari, kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e djalit të tyre.
Ata bënë homazhe te varri i tij bashkë me kryeparlamentarin Dimal Basha dhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
E pyetur për atë se pse Vetëvendosje nuk po bën asgjë për zbardhjen e rastit, ajo tha se “Prokuroria nuk ka punë me Vetëvendosjen” sepse djali i saj “u vra” në burg.
“Për me u përgjigj, ajo prokurori nuk ka punë me Vetëvendosjen. Astriti ka qenë anëtar i Vetëvendosjes. Astriti politikisht është mbyllur, është vrarë në burgun e Prizrenit. Sylë Hoxha, Nexhmi Krasniqi le të dalin e ta thonë, ndoshta u ka ardhur koha me dalë e me thënë të vërtetën, se çka kanë parë në Astritin. E jo neve me na kërku që nuk kemi qenë prezentë. Por nëntë vite nuk është pak me prit. Duhet edhe ata prokurorët e rinj me ditë çka duhet të bëjnë tutje”, ka deklaruar nëna e Deharit, Xhemilja.
Ankesa e dyshime pati edhe deputeti Avni Dehari, i cili tha se mosfunksionaliteti i drejtësisë po bëhet “ndoshta me qëllim për të mos hedhur dritë” mbi vdekjen e djalit të tij.
“Kjo flet shumë për një sistem jofunksional të drejtësisë dhe ky jofunksionalitet më shumë duket të jetë i qëllimshëm sesa i paqëllimshëm. Ne, si familje, por edhe në emër të të gjithë pjesëmarrësve këtu, kërkojmë që ky rast ta gjejë zgjidhjen dhe drejtësia të kthehet në binarët e duhur, sepse kjo flet për një njollë të keqe të drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe nuk do të duhej të vazhdohej kështu. Uroj që për këtë rast dhe për të gjitha rastet në Kosovë, drejtësia ta thotë fjalën e vet”, tha Dehari. /EO/
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...