Konkludimi i rrallë i Muratit: Koalicionet tona i përkrahin votuesit, të partive tjera jo - Gazeta Express
string(87) "konkludimi-i-rralle-i-muratit-koalicionet-tona-i-perkrahin-votuesit-te-partive-tjera-jo"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 10:57

Konkludimi i rrallë i Muratit: Koalicionet tona i përkrahin votuesit, të partive tjera jo

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 10:57

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka përmendur koalicionin e VV’së me Xhafer Tahirin në Vushtrri, për të cilin thotë se e ka mbështetjen e votuesve.

Ai ka shtuar se shumica e koalicioneve që partitë tjera po bëjnë nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve.

“Ndër të paktat koalicione që në fakt e ka edhe mbështetjen votuesve është koalicioni VV-LDK i Sylejman Mehollit me Xhafer Tahirin në Vushtrri. Shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre. Dhe do të jetë e vështirë që ato koalicione të rezultojnë në aritmetikë elektorale, sepse votuesi nuk do ta ndjekë urdhrin e partisë.  Mirëpo në Vushtrri ka disponim të madh të votuesve për ta ndryshuar qeverisjen komunale. Prandaj edhe koalicioni i bërë ka gjasat maksimale për të prodhuar sinergjinë e nevojshme për ndryshim.”