Haliti: Si individ e vlerësoj Glauk Konjufcën, si politikan nuk duhet të votohet për Kryeministër - Gazeta Express
string(95) "haliti-si-individ-e-vleresoj-glauk-konjufcen-si-politikan-nuk-duhet-te-votohet-per-kryeminister"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 10:42

Haliti: Si individ e vlerësoj Glauk Konjufcën, si politikan nuk duhet të votohet për Kryeministër

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 10:42

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të martën ka mandatuar si kandidat për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Lidhur me këtë, ka folur ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halit.

Ai ka deklaruar se propozimi për Glauk Konjufcën si mandatar është thjesht një formalitet dhe nuk duhet të marrë mbështetje.

“Glaukun e kanë qitë sa për me kaluar radhën se e kanë ditë që s’ka me u zgjedhë. Partitë politike dhanë qëndrime të tyre dhe s’ka LVV asnjë marrëveshje. Shpresojmë që për shkak të emrit të tij t’i mbushet menja dikujt por kjo është vetëm radha e votimit që sipas Kushtetutës duhet të kaloj që të shpallën zgjedhjet e reja”, u shpreh ai.

Haliti ka shtuar se Konjufca nuk ka ndonjë ndryshim nga Kurti pasi vijnë nga e njëjta parti dhe e përfaqësojnë atë.

Sipas tij, ky mandatar i propozuar nuk duhet të votohet.

“Është njësoj si Albini si Glauku nuk shkon kështu kënd ta begenisin si individ sepse kryeministri zbaton politikat e partisë së vetë. Si njeri e vlerësoj, por si politikan me e udhëheq vendin në emër të LVV nuk duhet ta votojnë se ky qëndrim është edhe i PDK dhe nuk duhet të ndodhë”, ka thwnw Haliti për “Front Online”.