Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kërkoi drejtësi për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot kur bëhen pesë vjet prej ndalimit të tyre dhe dërgimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
“Pesë vjet më parë, u ndaluan padrejtësisht katër nga udhëheqësit kryesorë të luftës çlirimtare: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pesë vjet më vonë, procesi po vazhdon të zvarritet, padrejtësia të rritet ndërsa e vërteta që ne e njohim dhe e dijmë, ende s’e ka marrë verdiktin që e meriton”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Krasniqi tha se historia “nuk mund të rishkruhet në asnjë gjykatë.
“Ata shkuan në Hagë me kokën lart, pa u fshehur, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje. Shkuan si burrështetas, si ushtarë të lirisë, me besim në drejtësi, me dinjitetin që ua dha historia dhe me dashurinë që ia dhanë Kosovës. Dhe kjo histori e vendit tonë nuk mund të rishkruhet në asnjë gjykatë. Ajo është shkruar me gjak, me sakrificë dhe me qëndresën e një populli që nuk u përkul kurrë”.
“Për 1,826 ditë, ata dhe familjet e tyre kanë përballuar vuajtjen me qetësi, me durim e me besim. Për hir të së vërtetës dhe të drejtësisë. Sot, pesë vjet më vonë, me mirënjohje, mall e krenari, Kosova kërkon asgjë më pak se atë që u takon bijve të saj: Drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët!”, shkroi ai.
Muaji i nëntorit sjell zbritjet më të mëdha të vitit në foleja! Black November ka nisur, dhe laptopët nga...