“Na ke 30 mijë euro borxh”, tre vëllezërit erdhën nga Librazhdi dhe kërcënuan të riun - Gazeta Express
string(82) "na-ke-30-mije-euro-borxh-tre-vellezerit-erdhen-nga-librazhdi-dhe-kercenuan-te-riun"

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 9:34

“Na ke 30 mijë euro borxh”, tre vëllezërit erdhën nga Librazhdi dhe kërcënuan të riun

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 9:34

Vijon të jetë në kërkim nga Komisariati nr 4 vëllai i Ersi Cekanit, ky i fundit i arrestuar një ditë më parë në kuadër të Operacionit të koduar “Pretendimi”.

Ka qënë një i ri i cili ka kallëzuar pranë policisë se kërcënohej nga Cekanit për një borxh të pashlyer. I arrestuari bashkë me dy vëllezërit e tij, njëri ende në kërkim, prej kohësh kanë kërcënuar të riun duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë. Policia po verifikon dhe burimin e të ardhurave.

Cekani i dërgonte mesazhe duke i thënë se do e vriste të riun nëse nuk i kthen lëkët që i ka borxh. Madje Cekani e ka ndjekur duke i fotografuar dhe banesën si formë kërcënimi.

Ditën e djeshme 3 vëllezërit nga Librazhdi kanë marrë 3 shokë të tjerë dhe kanë ardhur për të kërcënuar sërish të riun. Në pranga përfundoi Ersi Cekanit, në kërkim u shpall vëllai i tij. Ndërsa vëllai i tretë së bashku me 3 shokët e tjerë u proceduan në gjëndje të lirë.

3 vëllezërit nga Librazhdi janë me precedent kriminal për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale.