Përparim Rama premton fasadimin e ndërtesave në Kurriz: Nuk janë prek që 40 vjet, ne do të investojmë - Gazeta Express
string(99) "perparim-rama-premton-fasadimin-e-ndertesave-ne-kurriz-nuk-jane-prek-qe-40-vjet-ne-do-te-investojme"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 8:25

Përparim Rama premton fasadimin e ndërtesave në Kurriz: Nuk janë prek që 40 vjet, ne do të investojmë

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 8:25

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar në lagjen e Kurrizit.

Ai ka theksuar se në këtë lagje u transformua tërësisht tuneli.

Rama premtoi fasadimin e ndërtesave.

“Në Kurrizin ikonik kemi bërë punë të madhe në tunel poshtë, e tash do të fokusohemi në fasadimimin e ndërtesave që nuk janë prek qe më shumë se 40 vite”, tha Rama.

Ai premtoi edhe investime në pjesën poshtë Kurrizit dhe renovim të hapësirave.

“Procesi do të vazhdojë me restaurimin e të gjitha pikave këtu të enterierit, po ashtu edhe të gurëve që janë hequr ose dëmtuar. Edhe këto forma që duken të shëmtume me i kthy në ato origjinale qysh i ka pas Kurrizi ikonik”, tha Rama.