Lushaku: S’e votojmë as Konjufcën, po të donim do ta votonim origjinalin - Gazeta Express
string(69) "lushaku-se-votojme-as-konjufcen-po-te-donim-do-ta-votonim-origjinalin"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 7:27

Lushaku: S’e votojmë as Konjufcën, po të donim do ta votonim origjinalin

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 7:27

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se LDK nuk do ta votojë asnjë prej kandidatëve të LVV-së për kryeministër.

Sipas saj, po të donte LDK-ja do e votonte origjinalin, duke iu referuar Albin Kurtit.

“Nuk kemi votë, nuk e kemi ndarë ndryshimin e kandidatëve. Po të donim, do ta votonim origjinalin. Jemi kundër mendësisë dhe për aq kohë sa vazhdon diskursi i VV-së në mënyrën e njëjtë, siç e pamë edhe sot nga deputetja Kusari, ne nuk do të kemi përkrahje për asnjërin nga kandidatët e tyre”, tha Lushaku-Sadriu në Klan Kosova.