4 persona u arrestuan pasi autoritetet portugeze kapën një narko-nëndetëse që transportonte më shumë se 1.7 ton kokainë. Anija gjysmë-nëndetëse që ishte drejtuar për në gadishullin iberik u ndalua para pak ditësh.
Pamjet tregojnë policinë dhe forcat e marinës që rrethojnë anijen para se të hipin në të, duke sekuestruar drogën dhe duke arrestuar 4 anëtarë te ekuipazhit, të cilët thuhet se janë nga Amerika e Jugut.
Të dyshuarit, përfshirë dy ekuadorian, një venezuelas dhe një kolumbian që u lanë në paraburgim pas paraqitjes së tyre në gjykatë në Azore.
Vítor Ananias, kreu i njësisë policore të Portugalisë që lufton trafikun e drogës, tha në një konferencë për shtyp se kombësitë e tyre të ndryshme tregonin se organizata që fshihej pas tyre nuk ishte e bazuar vetëm në një vend.
Qendra e Analizave dhe Operacioneve Detare (MAOC) me seli në Lisbonë tha se kishte marrë informacione ditët e fundit që tregonin se një organizatë kriminale ishte në proces të dërgimit të një nëndetëseje të ngarkuar me kokainë të destinuar për në Evropë.
Disa ditë më vonë, një anije portugeze e gjeti me sukses nëndetësen afërsisht 1,000 milje detare larg brigjeve të Lisbonës, në një operacion të mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Administrata Amerikane e Zbatimit të Ligjit kundër Drogës.
Pasi e kapi anijen, marina tha se nuk mund të tërhiqej në breg për shkak të motit të keq dhe ndërtimit të saj të dobët ndaj më vonë u fundos në det të hapur.
Në mars të këtij viti, një anije e ngjashme që transportonte 6.5 ton kokainë u sekuestrua rreth 1,200 milje detare nga Lisbona.
Kjo ngjarje vjen në një kohë kur administrata Trump ka rritur sulmet e saj ndaj anijeve që thotë se po përdoren për të kontrabanduar drogë në SHBA.
3 persona u vranë javën e kaluar në një sulm amerikan ndaj një anijeje të dyshuar se ishte ngarkuar me drogë në Karaibe.
Ekspertët kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e sulmeve të tilla sipas ligjit ndërkombëtar dhe ato kanë marrë kritika të forta nga udhëheqësit e Amerikës Latine.
Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për...