Coca-Cola është përballur me kritika të ashpra online pasi konfirmoi se për të dytin vit radhazi ka përdorur inteligjencën artificiale (AI) për reklamën e saj të njohur të Krishtlindjeve, “Holidays are Coming”.
Kompania e pijeve freskuese bashkëpunoi me dy studio AI për të krijuar dy versione të reja të reklamës klasike, të cilat, sipas tyre, “shtrijnë kufijtë e saktësisë teknike, tregimit kinematografik dhe cilësisë së prodhimit”.
Pratik Thakar, Nënkryetar Global & Drejtor i AI-së Gjenerative, deklaroi:
“AI është një superfuqi kur vjen puna tek ekzekutimi dhe prodhimi, duke bërë të mundur atë që më parë ishte e pamundur.”

Megjithatë, shumë shikues mbetën të zhgënjyer, duke komentuar masivisht në videon e reklamës në YouTube.
Një përdorues shkroi:
“Një vit zhvillim i AI-së dhe ende duket tmerrësisht keq.”
Tjetri shtoi:
“Kujtoni kur paguanin animatorë të vërtetë për reklama me zemër. Tani është AI pa shpirt.”
Dhe një komentues qeshi:
“Reklama më e mirë që kam parë ndonjëherë për Pepsi-n.”
Për shumë njerëz, reklama “Holidays are Coming” ka shërbyer tradicionalisht si simboli i fillimit të Krishtlindjeve, që nga transmetimi i parë në vitin 1995, me kamionët e kuq të ndriçuar duke shpërndarë pije në një peizazh me borë.
Në vitin 2024, Coca-Cola bëri ndryshimin më të madh ndonjëherë, duke krijuar të gjithë reklamën përmes AI-së.
“Vitët e fundit vendosëm një pikë referimi globale me filmin e parë të transmetuar plotësisht të krijuar nga AI, një hap i guximshëm që krijoi terren të ri,” tha Thakar.
Megjithatë, reklama u kritikua gjerësisht nga shikuesit, të cilët e quanin “të shëmtuar”, “pa shpirt” dhe akuzonin korporatën multi-miliardëshe për mërzi dhe pasivitet krijues.
Pavarësisht reagimeve negative, Coca-Cola përdori AI-në edhe këtë vit, duke krijuar jo një, por dy reklama të gjeneruara nga AI.
Reklama kryesore tregon kamionin e kuq të shpërndarjes që kalon pranë një game kafshësh përpara se të arrijë në një qytet të mbuluar me borë, e shoqëruar nga kënga e njohur “Holidays are Coming”.
Megjithatë, shumë shikues e ironizuan tekstin e këngës:
“‘Është gjithmonë diçka e vërtetë.’ LOL” – shkroi një përdorues.
Disa madje sugjeruan se kjo reklamë i bën ata të preferojnë rivalin, Pepsi:
“Mendoj se Pepsi nuk është aq i keq pas gjithë kësaj,” shkroi një tjetër.
Kjo nuk është hera e parë që Coca-Cola përdor AI. Në maj, kompania bashkëpunoi me Adobe-n në “Project Fizzion”, një platformë e fuqizuar nga AI për përshpejtimin e krijimit të përmbajtjes të markës.
Thakar shtoi:
“Kampanja e këtij viti është një tjetër dëshmi e udhëtimit tonë drejt teknologjisë së avancuar për të ripërkufizuar mënyrën se si krijojmë dhe zgjerrojmë përmbajtjen.”
Ende nuk dihet se sa ka shpenzuar Coca-Cola për krijimin e reklamës me AI. /GazetaExpress/