Arian Tahiri i përgjigjet Kurtit e Pecit: Nuk i vyen Mitrovicës kryetar që merret me punët e Prishtinës, Beogradit, Brukselit e Uashingtonit por veç me punët e qytetit - Gazeta Express
string(164) "arian-tahiri-i-pergjigjet-kurtit-e-pecit-nuk-i-vyen-mitrovices-kryetar-qe-merret-me-punet-e-prishtines-beogradit-brukselit-e-uashingtonit-por-vec-me-punet-e-qytetit"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 20:53

Arian Tahiri i përgjigjet Kurtit e Pecit: Nuk i vyen Mitrovicës kryetar që merret me punët e Prishtinës, Beogradit, Brukselit e Uashingtonit por veç me punët e qytetit

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 20:53

Kandidati i PDK’së, për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri thotë se ky qytet nuk ka nevojë për një kryetar që merret me punët e Prishtinës, Beogradit, Brukselit e Uashingtonit por vetëm më punët e qytetit.

Tahiri në emisionin Pressing në T7 tha se Mitrovica ka nevojë për një kryetar që merret me hallet e qytetarëve dhe me çështjet si: kanalizimi, ndriçimi i publik, pastërtia, rrugët, ambulantet, bursat e parkingjet dhe transportin publik.

“Unë besoj shumë që Mitrovica ka nevoj për kryetar që merret vetëm me punët e qytetit, si cështjet e kanalizimit, ndriçimit publik, pastërtisë, rrugëve, ambulantëve, shkollave, bursave, parkingjeve publike, transporti publik, lumenjtë, këto janë disa prej punëve që janë punë për kryetarin e Mitrovicës. Qytetari i Mitrovicës ka nevojë për një kryetar që merret vetëm me hallet e qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës”, tha ai.

Tutje, ai shton se Mitrovica nuk duhet të përdorët për politik bërje.

“Nuk duhet me u përdor Mitrovica për me bo politikë, nuk i byjnë Mitrovicës kryetar që merret me punët të Prishtinës, Beogradit, Brukselit e Uashingtonit, por një kryetar që merret vec me punët e qytetit”.