Propozimi i Konjufcës nga Kurti për mandatar dhe takimet me partitë, Osmani del në ora 19:00 para mediave - Gazeta Express
string(103) "propozimi-i-konjufces-nga-kurti-per-mandatar-dhe-takimet-me-partite-osmani-del-ne-ora-1900-para-mediave"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 18:00

Propozimi i Konjufcës nga Kurti për mandatar dhe takimet me partitë, Osmani del në ora 19:00 para mediave

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 18:00

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të zhvillojë konferencë për media sot duke filluar nga ora 19:00.

Këtë konferencë, Osmani do ta mbajë pas takimeve që ajo ka zhvilluar gjatë ditës së sotme me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Po ashtu, një takim me Osmanin, i është propozuar edhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, porse ky i fundit nuk ka shkuar pasi që i njëjti ka qenë në aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh.

Ndryshe, takimet e sotme të Osmanit, janë zhvilluar pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar për kryeministër, pasi që lideri i kësaj partie, Albin Kurti, me 26 tetor, dështoi t’i marr votat e nevojshme.