Haradinaj s’i shkon në takim Osmanit, shkak aktivitetet e fushatës për balotazh - Gazeta Express
string(77) "haradinaj-si-shkon-ne-takim-osmanit-shkak-aktivitetet-e-fushates-per-balotazh"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 17:53

Haradinaj s’i shkon në takim Osmanit, shkak aktivitetet e fushatës për balotazh

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 17:53

Edhe kryetarit të AAK’së Ramush Haradinaj i është propozuar një takim me presidenten Osmani, mirëpo i njëjti ka qenë në terren për fushatën e balotazhit.

Kështu tha për Gazetën Express zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemajli.

“Ka pasur propozim për takim por kryetari Haradinaj gjatë ditës ka aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh”, ka thënë ai.

Osmani ka takuar sot kryetarin e PDK’së Memli Krasniqi dhe atë të LDK’së Lumir Abdixhiku.

Sot, Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku ka votuar për propozimin e Glauk Konjufcës si mandatar të dytë për formimin e qeverisë.

Presidentja Osmani ka kohë deri nesër të vendosë nëse do ta mandatojë edhe një emër tjetër apo do ta çojë vendin në zgjedhje. /GazetaExpress/