Plani i Kurtit që Konjufca të mandatohet, Osmani po i takon partitë, LDK konfirmon se Abdixhiku ka qenë te Presidentja - Gazeta Express
string(116) "plani-i-kurtit-qe-konjufca-te-mandatohet-osmani-po-i-takon-partite-ldk-konfirmon-se-abdixhiku-ka-qene-te-presidentja"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 16:48

Plani i Kurtit që Konjufca të mandatohet, Osmani po i takon partitë, LDK konfirmon se Abdixhiku ka qenë te Presidentja

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 16:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qenë në takim te presidentja Vjosa Osmani.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë për Gazetën Express se Abdixhiku ka paraqitur qëndrimet e kësaj partie karshi zhvillimeve të fundit.

“Po ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK’së”, tha ai.

Sot, Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku ka votuar për propozimin e Glauk Konjufcës si mandatar të dytë për formimin e qeverisë.

Presidentja Osmani ka kohë deri nesër të vendosë nëse do ta mandatojë edhe një emër tjetër apo do ta çojë vendin në zgjedhje. /GazetaExpress/

*Fotografia nga arkivi