Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku shkoi sot në Pejë, ku kandidati i kësaj partie, Gazmend Muhaxheri të dielën do të garojë në balotazh për ta mbajtur këtë komunë nën udhëheqje edhe për një tjetër mandat.
Abdixhiku tha se LDK-ja të dielën do të festojë në Prishtinë dhe në Pejë.
“Në Pejën e bukur, me Gazin, për një fitore bindëse si vazhdimësi e punëve të mbara. Të dielen, me 9 nëntor, Prishtina flet e para, Peja e Dukagjinit i flet pas; bindshëm dhe qartë. LDK në dy krahët e saj do të marrë mbështetje të madhe qytetare. Dy festa në dy anë”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Sepse shfaqjet politike, fjalët e thata e vet propaganda nuk përcaktojnë më fatin e njerëzve tanë. Kosova don zhvillim. Qytetarët tanë duan jetë të mirë e qytetet tona duan punë. LDK është siguri dhe punë. Prandaj dhe fiton”, shtoi ai.