‘‘Mungesa e trajnimeve’’, ‘’numri i vogël i inspektorëve’’, BE: Mospërputhja me nevojat e tregut të punës pengesë në Kosovë - Gazeta Express
string(112) "mungesa-e-trajnimeve-numri-i-vogel-i-inspektoreve-be-mosperputhja-me-nevojat-e-tregut-te-punes-pengese-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 15:45

‘‘Mungesa e trajnimeve’’, ‘’numri i vogël i inspektorëve’’, BE: Mospërputhja me nevojat e tregut të punës pengesë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 15:45

Ditën e sotme, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere të zgjerimit gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Në këtë raport bën pjesë edhe Kosova.

Në raport theksohen edhe çështje si tregu i punës dhe çështje të ekonomisë, shkruan Gazeta Express.

Aty deklarohet se pengesë në sferën e punës në Kosovë mbetet cilësia ‘’e pamjaftueshme e arsimit dhe mospërputhja me nevojat e tregut të punës’’.

‘‘Aftësia për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut në BE

Arsimi dhe inovacioni

Cilësia e pamjaftueshme e arsimit dhe mospërputhja me nevojat e tregut të punës vazhdojnë të jenë një pengesë kryesore strukturore. Kosova u rendit në vendin e 81-të dhe të fundit në ciklin e vitit 2022 të Programit të OECD-së për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), ndërkohë që papunësia në mesin e të diplomuarve në arsimin e lartë mbetet e lartë. Kjo lidhet me cilësinë dhe përkatësinë e pamjaftueshme të arsimit, të cenuara nga mungesa e materialeve cilësore mësimore në shkolla, mungesa e trajnimit fillestar dhe zhvillimit profesional të vazhdueshëm për mësimdhënësit, si dhe numri i pamjaftueshëm i inspektorëve për vlerësimin e tyre’’, thuhet në raport.

Nga BE theksohet edhe se pak përparim është shënuar në përmirësimin e sistemit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë.

‘‘Në lidhje me zhvillimin e mësimdhënësve, në dhjetor 2024 u lansua provimi për licencimin e avancuar të mësuesve. Dymbëdhjetë profilet e arsimit dual, të pilotuara gjatë dy viteve të fundit, vazhdojnë të zbatohen, duke lehtësuar kalimin nga arsimi në tregun e punës. Është shënuar pak përparim në përmirësimin e sistemit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë. Shuma e ndarë për kërkime dhe zhvillim (R&D) mbetet vetëm 0.1% e BPV-së, shumë më poshtë nivelit prej 0.7% të kërkuar me ligj. Pjesëmarrja në programin Horizon Europe paraqet ende potencial të konsiderueshëm. Që nga fillimi i tij, Kosova ka dorëzuar 171 aplikime për projekte, prej të cilave vetëm 15 janë miratuar, duke përfituar gjithsej 1.59 milionë euro nga fondet e BE-së – me një normë suksesi prej vetëm 9.36%’’, thuhet në raportin e BE’së. /GazetaExpress