Konfirmohen deputetët e rinj! Do t’i zëvendësojnë ata të cilët u zgjodhën kryetarë komunash - Gazeta Express
string(89) "konfirmohen-deputetet-e-rinj-do-ti-zevendesojne-ata-te-cilet-u-zgjodhen-kryetare-komunash"

Maqedoni

Gazeta Express

04/11/2025 15:19

Konfirmohen deputetët e rinj! Do t’i zëvendësojnë ata të cilët u zgjodhën kryetarë komunash

Maqedoni

Gazeta Express

04/11/2025 15:19

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i konfirmoi deputetët e rinj Aleksandra Nikolovska, Martin Stojanovski dhe Mitо Andonov, përcjell TV21.

Ata do t’i zëvendësojnë Beti Stamenkovska Trajkovska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të fundit. KSHZ do t’u lëshojë atyre certifikatat përkatëse, ndërsa Kuvendi më pas do të verifikojë mandatet e tyre.

Është paralajmëruar ristrukturim i mundshëm të Qeverisë. Në vend të Izet Mexhitit, pritet të zëvendëskryeministër i parë të emërohet Bekim Sali, ndërsa pritet që VLEN të bëjë të ditur edhe emrin e ministrit të ambientit.