Në Raportin e Progresit për Kosovën flitet edhe për gjyqësorin dhe të drejtat fundamentale.
Aty thuhet se për shkak të mungesës së vullnetit dhe aftësive të dobëta menaxhuese në institucionet e drejtësisë dokumentet strategjike nuk janë përdorur në mënyrë efektive si mjete për zhvillimin e politikave.
Tutje thuhet se Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të fillojë menjëherë një proces të ri për zgjedhjen e kryeprokurorit të bazuar në meritokraci dhe transparencë.
“Ndërsa udhëheqja e KGJK-së demonstron një angazhim të qartë për avancimin e sundimit të ligjit, KPK-ja tregon vendosmëri dhe aftësi më të kufizuara. Gjatë periudhës raportuese, Kuvendi vazhdimisht ka pasur vështirësi në ruajtjen e përbërjes së plotë të Këshillave, duke çuar në mungesë të përfaqësimit të kërkuar të anëtarëve joprofesionistë. Pozicioni kyç menaxherial i KPK-së, Kryeprokurorit të Shtetit, ka qenë vakant që nga prilli i vitit 2022 dhe është plotësuar nga një prokuror në detyrë; prandaj, KPK-ja duhet të fillojë menjëherë një proces të ri përzgjedhjeje të bazuar në meritokraci dhe transparencë.”
“Cilësia e drejtësisë duhet të përmirësohet më tej. Çështjet e pakta të profilit të lartë mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar që u përfunduan gjatë periudhës raportuese, duke përfshirë ish-çështjet e EULEX-it, përfunduan kryesisht me lirime nga akuzat ose dënime të ulëta.”