Nisma: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja - Gazeta Express
string(74) "nisma-nuk-ka-shumice-parlamentare-zgjidhja-e-vetme-mbeten-zgjedhjet-e-reja"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 14:56

Nisma: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 14:56

Nisma përmes një deklarate ka thënë se nuk ka shumicë në kuvendin e Ksoovës. Sipas kësaj partie që ka tre deputetë në kuvend, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja.

“Në takimin e fundit me Presidenten e Republikës, të gjitha partitë politike e kanë shprehur qartë dhe zyrtarisht qëndrimin e tyre: në këtë Kuvend nuk ekziston shumicë parlamentare dhe zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja. Si e tillë, kjo situatë kërkon veprim të qartë dhe të shpejtë institucional. Presidentja e Republikës ka detyrim kushtetues të respektojë vullnetin e subjekteve politike, vullnet që tashmë është deponuar zyrtarisht.”

Komunikata e plotë:

NISMA Socialdemokrate vlerëson se vendi ndodhet në një ngërç të paprecedentë institucional si rezultat i mungesës së vullnetit politik për marrëveshje dhe vendimmarrje të përgjegjshme, dhe si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme për zgjatjen e pushtetit pa shumicë parlamentare dhe pa legjitimitet politik. Sot është e qartë për të gjithë: Kuvendi i Kosovës nuk ka shumicë.

Në takimin e fundit me Presidenten e Republikës, të gjitha partitë politike e kanë shprehur qartë dhe zyrtarisht qëndrimin e tyre: në këtë Kuvend nuk ekziston shumicë parlamentare dhe zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja. Si e tillë, kjo situatë kërkon veprim të qartë dhe të shpejtë institucional. Presidentja e Republikës ka detyrim kushtetues të respektojë vullnetin e subjekteve politike, vullnet që tashmë është deponuar zyrtarisht.

NISMA Socialdemokrate fton Presidenten të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rrezikojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme. Roli i Presidentes është të garantojë unitetin kushtetues dhe të sigurojë funksionimin demokratik të shtetit, jo ta shtyjë vendin drejt bllokadës.