Kërkoi divorcin? Neda flet sot për vendimin që mori - Gazeta Express
string(50) "kerkoi-divorcin-neda-flet-sot-per-vendimin-qe-mori"

Rozë

Gazeta Express

04/11/2025 14:48

Kërkoi divorcin? Neda flet sot për vendimin që mori

Rozë

Gazeta Express

04/11/2025 14:48

Neda Balluku i ka dhënë fund martesës së saj dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Pas shumë vjetësh bashkë, Neda ka kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë prej disa kohësh, ndërsa vendimi për ndarje është marrë pas shumë përpjekjesh për ta rikthyer raportin në rrugën e duhur.

Historia e dashurisë së Nedës dhe Ogrenit nisi në vitin 2010, gjatë spektaklit të njohur “Big Brother Albania”, ku të dy ishin konkurrentë. Kimia mes tyre u pëlqye menjëherë nga publiku, dhe shumë shpejt pas daljes nga shtëpia, ata u kthyen në një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.
Në vitin 2015, Neda dhe Ogreni kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, nga e cila kanë ardhur në jetë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Gjatë viteve, Neda ka mbajtur një profil të rezervuar në jetën private, por herë pas here ka ndarë me publikun momente të veçanta nga familja dhe jeta bashkëshortore. Mediat rozë shpesh i kanë cilësuar ata si një ndër çiftet më të qëndrueshme të ekranit.

Megjithatë, duket se edhe lidhjet që duken të forta mund të përballen me vështirësi. Sot, Neda do të flasë për herë të parë pas ndarjes në emisionin “Goca dhe Gra”.

Neda pritet të rrëfejë emocionet, arsyet dhe sfidat që e çuan në vendimin përfundimtar të divorcit, si dhe mënyrën se si po përballet me këtë periudhë të re të jetës së saj.