Berisha: Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskajt si drejtues politik i qarkut të Vlorës - Gazeta Express
string(85) "berisha-kam-pranuar-doreheqjen-e-bujar-leskajt-si-drejtues-politik-i-qarkut-te-vlores"

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 14:36

Berisha: Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskajt si drejtues politik i qarkut të Vlorës

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 14:36

“Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskaj si drejtues politik i qarkut të Vlorës”. Është kjo përgjigjja që kreu i Partisë Demokratike Bujar Leskaj u dha gazetarëve, një ditë pasi deputeti demokrat deklaroi përmes një statusi në Facebook se i kishte paraqitur dorëheqjen kryedemokratit. Në deklaratën për mediat Berisha tha se Leskaj do të japë kontributin në PD, por jo si drejtues qarku.

“Tani, e vërtetë është ajo. Bujar Leskaj ka ardhur dhe më ka dhënë dorëheqjen si drejtues qarku. Nuk kam ndonjë koment tjetër gjersa ai e ka bërë publike dhe unë e vlerësoj dorëheqjen e tij dhe kaq mund të them. Sugjerimi i tij është sugjerim i tij. Por si hap unë këtë deklaroj. Ai do të japë kontributin në PD, natyrisht jo si drejtues qarku”, ushpreh Berisha.

Një ditë më parë deputeti demokrat Bujar Leskaj përmes një postimi në Facebook ku bëri një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita, njoftoi se i ka komunikuar kryetarit Sali Berisha, dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit politik për qarkun e Vlorës.