Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, ka marrë fjalën në Komisionin Europian në lidhje me progress-raportin mbi vendet candidate për anëtarësim.Kallas theksoi se Shqipëria ka bërë një progress të paprecedentë, ndërsa e shikon të mundur anëtarësimin deri në vitin 2030.
“Zgjerimi mbetet një përparësi politike, një investim gjeopolitik mbi të gjitha. Pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimet politike e bëjnë mjaft të rëndësishëm procesin e zgjerimit. Shanset për ta zgjeruar BE-në nuk vijnë shpesh, këtë e dëgjuam në KE, ku u tha ‘o sot o kurrë!’.Nuk do të ketë një rrugë të shkurtër pasi procesi i anëtarësimit është proces që bazohet në merita. Është një mundësi mjaft realiste të kemi disa vende të anëtare të reja brenda vitit 2030, Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina. Më pas duhet të punojmë me vendet e tjera, Kosovën, Turqinë…Shqipëria ka një përparim të paprecedentë. Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të jetë një garanci e fortë sigurie, por ndërkaq pavarësisht se është një vend në luftë duhen reforma të thella. Zgjedhjet e mëparshme në Moldavi treguan një rritje po të fortë të dëshirës së qytetarëve të këtij vendi për anëtarësim. Është ngadalësuar procesi i zgjerimit në Kosovë dhe Serbi për shkak të konflikteve mes tyre.”, tha Kallas.