Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një komunikatë lidhur me mbledhjen që sot mbajti Këshilli i PËrgjithshëm për propozimin e mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë- Glauk Konjufcën,
Ndër të tjerash thuhet se VV po ofron “rrugëdalje nga bllokimi aktual politik e institucional që po i shkaktohet shtetit”.
“Sot u mbajt Mbledhja e LX-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në një kohë vendimtare për Republikën tonë dhe në një atmosferë të mbushur me përgjegjësi politike, reflektim e unitet të plotë organizativ. Si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe si subjekti më i madh në vend, Lëvizja VETËVENDOSJE! po e mban drejtimin me pjekuri dhe përkushtim, duke ofruar rrugëdalje nga bllokimi aktual politik e institucional që po i shkaktohet shtetit.”
VV ka miratuar unanimisht emrin e Konjufcës për mandatar.
“Mbledhja e LX-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbyll me miratim unanim të vendimit për propozimin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë, duke riafirmuar unitetin, vendosmërinë dhe përgjegjësinë e Lëvizjes si forca udhëheqëse e shtetit dhe shpresa e qytetarëve për zhvillim, drejtësi dhe prosperitet.”