Probleme për Barcelonën, mbrojtësi lëndohet gjatë stërvitjes - Gazeta Express
string(59) "probleme-per-barcelonen-mbrojtesi-lendohet-gjate-stervitjes"

Futboll

Gazeta Express

04/11/2025 13:55

Probleme për Barcelonën, mbrojtësi lëndohet gjatë stërvitjes

Futboll

Gazeta Express

04/11/2025 13:55

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, kishte theksuar gjatë verës se njëri nga pesë qendërmbrojtësit duhej të largohej, për shkak të numrit të tepërt të opsioneve në mbrojtje. Megjithatë, nga katër lojtarët që tani i ka në dispozicion Hansi Flick, Andreas Christensen rrallëherë ka qenë plotësisht i gatshëm.

Ishte Íñigo Martínez, i cili sezonin e kaluar pothuajse nuk humbi asnjë ndeshje, ai që përfundoi duke u larguar drejt Arabisë Saudite në verë, edhe pse kishte zëra për mundësinë e largimit të Ronald Araujos dhe Christensenit. Mbrojtësi danez ka qenë i qëndrueshëm kur ka luajtur, por kjo nuk ka ndodhur shpesh.

Sipas Diario AS, Christensen e ka lënë stërvitjen e së martës në mëngjes për shkak të një problemi muskulor. Po ashtu raportohet se mbrojtësi veteran, i cili ka munguar në tre ndeshjet e fundit, kishte pasur dy mungesa për shkak të problemeve me stomakun, ndërsa ajo kundër Elches ishte për shkak të shqetësimeve muskulore.

Ka shumë gjasa që Christensen të mos jetë pjesë e skuadrës që udhëton sot për në Belgjikë, ku Barcelona do të përballet të mërkurën me Club Brugge. Nëse mungesa e tij konfirmohet, Flick do të ketë gjithsej gjashtë lojtarë jashtë dispozicionit: Marc-André ter Stegen, Joan Garcia, Raphinha, Pedri, Gavi dhe Christensen.

29-vjeçari vazhdon të luftojë me problemet fizike, pasi në dy vitet e fundit nuk ka arritur të qëndrojë i shëndetshëm për një periudhë të gjatë. Këtë sezon, Christensen ka zhvilluar 338 minuta lojë në nëntë paraqitje, nga të cilat vetëm tre herë ka qenë titullar, dhe vetëm në ato tri ndeshje ka luajtur të 90 minutat e plota.