Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë për tre të dyshuarit Alti Nallbati, Marsel Buçi dhe Trajan Çeliku, të akuzuar për dhunimin e Ilir Topçiut në Devoll disa ditë më parë.
Vendimi u mor pas kërkesës së prokurorit të çështjes, e cila u pranua nga gjykata. Ndërkohë, avokatët mbrojtës kërkuan një masë më të butë sigurie, “arrest shtëpie”, por gjykata e rrëzoi kërkesën, duke argumentuar se të pandehurit mund të ndikojnë në provat e hetimit.
Sipas deklarimeve të dhëna në polici, Ilir Topçiu ka mohuar se është rrëmbyer, duke sqaruar se është dhunuar nga personat e arrestuar.
Hetimet për ngjarjen e ndodhur në Devoll vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sulmit.