Marta Kos: Shqipëria me progres të admirueshëm drejt BE-së - Gazeta Express
string(57) "marta-kos-shqiperia-me-progres-te-admirueshem-drejt-be-se"

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 13:46

Marta Kos: Shqipëria me progres të admirueshëm drejt BE-së

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 13:46

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar Shqipërinë për përparimin e dukshëm në rrugën e integrimit evropian. Gjatë prezantimit të raportit të progresit për vitin 2025, Kos tha se Shqipëria ka bërë “një progres të admirueshëm” që nga konferenca e parë qeveritare, duke hapur disa grupkapituj të rinj dhe duke u përgatitur për hapjen e grupkapitullit të fundit në nëntor.

“Shqipëria ka arritur një progres të admirueshëm që nga konferenca e parë qeveritare, të tjerë grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe në nëntor hapet grupkapitulli i fundit.

Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve dhe besoj do ta mbyllin deri në fund të këtij vitit.”, tha Kos për Shqipërinë.

Sa i përket Malit të Zi, Komisionerja e BE-së e cilësoi atë si “vendi më i realizuar” në procesin e integrimit, por shtoi se ende mbeten disa reforma për t’u përfunduar përpara se të arrijë anëtarësimin e plotë.