Basha: Konjufca, njeri me vlera, nevojitet Kuvend dhe Qeveri funksionale - Gazeta Express
string(69) "basha-konjufca-njeri-me-vlera-nevojitet-kuvend-dhe-qeveri-funksionale"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 13:31

Basha: Konjufca, njeri me vlera, nevojitet Kuvend dhe Qeveri funksionale

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 13:31

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha është deklaruar shkurt pasi Glauk Konjufca është propozuar për mandatar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Para mediave, ai tha se Konjufca është njeri me shumë vlera, dhe përmendi arsyet se pse Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një qeveri funksionale.

“T’iu ikim zgjedhjeve, dhe e dyta kemi buxhetin e shtetit. Buxhetin e tri komunave dhe mbi 700 punonjës të RTK-së që i presin pagat. Na duhen Kuvend dhe Qeveri funksionale të vazhdojmë sa më shpejt”, u shpreh kryeparlamentari.