Kadrijaj: Ne nuk do ta votojmë asnjë kandidat të VV’së - Gazeta Express
string(52) "kadrijaj-ne-nuk-do-ta-votojme-asnje-kandidat-te-vvse"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 13:27

Kadrijaj: Ne nuk do ta votojmë asnjë kandidat të VV’së

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 13:27

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Time Kadrijaj ka deklaruar se AAK nuk do të votojë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Kadrijajt partitë ish-opozitare nuk e kanë asnjë obligim që ta votojnë Kurtin.

“Ne nuk do ta votojmë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje sepse nuk e kemi asnjë obligim meqë ata kanë pas shumicën, skanë arrit me ndërtu partneritet edhe me ndërtu ndonjë koalicion me partitë tjera parlamentare, nuk do e votojmë edhe pse është shumë herët, po besoj që ky ka me qenë qëndrimi i Aleancës”, tha Kadrijaj në T7.

“Nuk e besoj që do e votojmë sepse janë lojëra të zotëri Kurtit sepse prej përfundimit të zgjedhjeve parlametnare kurti dhe vv kanë qenë bllokues të konstituimit të Kuvendit të Kosovës”.