Nagavci "mrekullohet" me lëvizjen e Kurtit: Faleminderit që e shpërfaqni madhështinë e partisë - Gazeta Express
string(91) "nagavci-mrekullohet-me-levizjen-e-kurtit-faleminderit-qe-e-shperfaqni-madheshtine-e-partise"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 13:29

Nagavci “mrekullohet” me lëvizjen e Kurtit: Faleminderit që e shpërfaqni madhështinë e partisë

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 13:29

Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci u “mrekullua” pasi kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, propozoi që emri i nënkryetarit Glauk Konjufca t’i dërgohet presidentes për mandatar për formimin e qeverisë së re.

Në mbledhjen e sotme të partisë, pas fjalës së Kurtit, ajo i tha këto fjalë:

“Faleminderit kryetar, kryeministër Kurti. Faleminderit për fjalën tuaj, për propozimin, e mbi të gjitha faleminderit që edhe një herë e shpërfaqni madhështinë dhe veçantinë e Lëvizjes, e cila si ngahera, kur është në pyetje interesi i shtetit, merr vendime të cilat janë më të drejtat e të duhurat për Republikën tonë”.