Me afrimin e sezonit të dimrit, KESCO Premium po zgjerohet me paketa të reja furnizimi dhe bashkëpunime strategjike për të mbështetur bizneset në sigurimin e energjisë me lehtësi, stabilitet dhe transparencë. Një nga partneritetet më të fundit është ai me Prishtina Mall, qendrën më të madhe tregtare në Kosovë, e cila tashmë furnizohet me energji përmes tregut të hapur nga KESCO Premium.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt efikasitetit energjetik dhe operimeve të qëndrueshme, duke forcuar besimin ndërmjet sektorit të energjisë dhe bizneseve të mëdha.
“KESCO është partner i besueshëm në tregun e hapur, duke ofruar çmime transparente dhe zgjidhje energjetike të përshtatura. Mbështetja e tyre proaktive është në përputhje me Praktikat ESG (Mjedis, Shoqëri dhe Qeverisje), për efikasitet energjetik dhe operime të qëndrueshme, duke na ndihmuar ta menaxhojmë këtë tranzicion me besim.”, kanë thënë përfaqësuesit e Qendrës Tregtare Prishtina Mall.
Përmes këtij partneriteti, KESCO Premium thekson përkushtimin për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët e saj, duke ofruar zgjidhje të personalizuara energjetike dhe shërbim të dedikuar, veçanërisht për bizneset që operojnë në tregun e hapur të energjisë.
Ne besojmë se energjinë më të qëndrueshme e krijojmë bashkë. KESCO Premium do të vazhdojë të jetë partneri i besueshëm për bizneset që synojnë stabilitet, transparencë dhe efikasitet në menaxhimin e energjisë. Ky bashkëpunim me Prishtina Mall është vetëm një nga hapat që dëshmojnë angazhimin e KESCO Premium për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit përmes energjisë së qëndrueshme dhe inovative.