Miftaraj për mandatimin e Konjufcës: Mënyra më e mirë për ta bindur Osmanin është nëpërmjet 61 nënshkrimeve - Gazeta Express
string(106) "miftaraj-per-mandatimin-e-konjufces-menyra-me-e-mire-per-ta-bindur-osmanin-eshte-nepermjet-61-nenshkrimeve"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 13:31

Miftaraj për mandatimin e Konjufcës: Mënyra më e mirë për ta bindur Osmanin është nëpërmjet 61 nënshkrimeve

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 13:31

Sot Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV’së e ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të dytë për formimin e qeverisë.

Emri i tij pritet të dërgohet më pas te presidentja.

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë për Express se sipas Kushtetutës dhe aktgjykimit të vitit 2014 VV duhet ta bindë presidenten Osmani se i kanë 61 vota për të votuar qeverinë me mandatarin e ri.

“Mënyrat më të mira për të bindur presidenten se i kanë 61 vota është përmes mbledhjes së nënshkrimeve të deputetëve që votojnë pro, ose në rast të arritjes së një koalicioni mandatari të shkojë te Presidentja bashkë me liderin e asaj partie që së bashku me LVV I kanë 61 vota për votimin e qeverise”, tha Miftaraj.

Sipas tij, nëse nuk i vërtetohet kjo gjë, Osmani s’ka pse të thërrasë seancë të re por duhet menjëherë t’i shpallë zgjedhjet.