Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit dhe kompensim, shkarkimi i tij i kundërligjshëm - Gazeta Express
string(99) "gjykata-urdheron-kthimin-ne-pune-te-nexhat-krasniqit-dhe-kompensim-shkarkimi-i-tij-i-kunderligjshem"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 12:42

Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit dhe kompensim, shkarkimi i tij i kundërligjshëm

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 12:42

Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, drejtorit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, pas aprovimit të padisë së tij si të bazuar.

Në aktgjykimin e nxjerrë më 27 tetor, të cilin e ka siguruar Klankosova, thuhet se jan anuluar dy vendime, të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil dhe atë të Ministrisë, rrjedhimisht Komisionit Disiplinor, duke u konstatuar se Krasniqi u largua kundërligjshëm.

Vendimi e detyron Ministrinë që ta kthejë në punë Nexhat Krasniqin, në pozitën e drejtorit me të gjitha të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës, si dhe t’i kompensojë të ardhurat e papaguara, në shumën totale prej mbi 16 mijë euro.

Sipas aktgjykimit, është konstatuar se Komisioni Disiplinor, nuk e ka kryer asnjë veprim që ka për obligim t’i ndërmarrë me rastin e  shqyrtimit disiplinor të paraqitur ndaj Krasniqit dhe vendimi për largimin e tij, ka shkelur parimin e çështjes së gjykuar, raporton Klankosova.tv

Masa disiplinore ndaj Krasniqit ishte marrë në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë, më 21 nëntor 2023, “pa mbajtur seancë dhe pa e ftuar paditësin për të dhënë argumentet e tij”.

Vendimi i nxjerrë nga Këshilli është jo ligjor dhe jo i drejtë, pasi janë shkelur të drejtat e Krasniqit, ka konstatuar tutje gjykata.

Si përfundim, vendimet e Komisionit Disiplinor dhe të KPMShCK-së, sipas vlerësimit të gjykatës, janë juridikisht të paqarta dhe kundërthënëse me vetveten, si dhe me arsyetimin e tyre.

Kujtojmë se Nexhat Krasniqi, anëtar i shërbimit civil nga viti 2014, ishte larguar nga puna brenda dy ditësh.

Nexhat Krasniqi, zyrtar i shërbimit civil që nga viti 2014, ishte larguar nga puna brenda vetëm dy ditësh.

Më 21 nëntor 2023, Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Mjedisit kishte vendosur një masë të rreptë ndaj tij, pasi kishte shqyrtuar rastin lidhur me sanksionimin e tij nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së me “ndalim hyrjeje” në këtë shtet.

Vetëm një ditë më vonë, më 22 nëntor, ish-ministri Liburn Aliu kishte nënshkruar vendimin për largimin e Krasniqit nga shërbimi civil./Klankosova.