Begaj në Samitin e Dytë Botëror për Zhvillimin Social të OKB-së: Të vendosim njerëzimin në zemër të zhvillimit - Gazeta Express
string(109) "begaj-ne-samitin-e-dyte-boteror-per-zhvillimin-social-te-okb-se-te-vendosim-njerezimin-ne-zemer-te-zhvillimit"

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 12:54

Begaj në Samitin e Dytë Botëror për Zhvillimin Social të OKB-së: Të vendosim njerëzimin në zemër të zhvillimit

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 12:54

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin e Dytë Botëror për Zhvillimin Social të OKB-së në Doha të Katarit.

Ky samit mblodhi udhëheqësit botërorë me synimin e veprimit dhe përmbushjes së detyrimeve për zhvillimin social dhe shmangien e pabarazisë sociale.

Samiti Botëror Social në Doha është një mundësi që vendi ynë të riafirmojë përkushtimin ndaj drejtësisë sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm, të thellojë partneritetet ndërkombëtare dhe të promovojë reformat dhe arritjet në fushën e gjithëpërfshirjes sociale.

Duke e cilësuar Samitin e Dohas si një thirrje për veprim për një epokë të re drejtësie sociale dhe solidariteti, Presidenti Begaj theksoi gjatë fjalës së tij se Shqipëria, si një vend në ecuri dinamike drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, e vlerëson atë si platformë të rëndësishmepër të përafruar politikat sociale kombëtare me standardet ndërkombëtare.

Duke iu referuar Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin e Shqipërisë, Presidenti Begaj theksoi synimin për të përafruarzhvillimin kombëtar me integrimin evropian, duke siguruar qeverisje më të mirë dhe një cilësi të përmirësuar jetese për të gjithë qytetarët.

“Ne kemi reformuar sistemet tona të shëndetësisë, arsimit, punësimit dhe mirëqenies për të siguruar akses dhe drejtësi për të gjithé. Digjitalizimi i shërbimeve publike i ka bërë institucionet shtetërore më transparente dhe të arritshme për qytetarët tanë”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Gjatë fjalimit, Kreu i shtetit vuri në dukje se OKB-ja ka njohur angazhimin e fortë të Shqipërisë për të promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale si pjesë e strategjisë sonë të mbrojtjes sociale.

“Megjithatë, ne e dimë se përparimi nuk duhet kurrë të merret i mirëqenë, – vijoi Presidenti Begaj. “Ndërsa përballemi me tranzicionet digjitale, demografike dhe mjedisore, sistemet e mbrojtjes sociale duhet të zhvillohen dhe përshtaten me realitetet e reja. Zhvillimi social sot nuk mund të ndahet nga tranzicionet e mëdha të kohës sonë, siç janë ato digjitale, demografike dhe mjedisore. Duhet të kapërcejmë hendekun digjital, të fuqizojmë komunitetet rurale dhe të bëjmë sistemet sociale të qëndrueshme përballë ndikimeve të klimës”, u shpreh Kreu i Shtetit.

“ Le të punojmë bashkërisht për ta shndërruar këtë samit në një pikë kthese për të vendosur njerëzimin në zemër të zhvillimit”, përfundoi fjalën e tij Presidenti i Republikës.